Nedim Bajrami drejt transferimit te skuadra tjetër e Serisë A

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 22.06.2022, 16:48

Eksperti i merkatos në Itali, Xhanluka Di Marzio raporton se fantazistin e Kombëtares shqiptare, Nedim Bajramin e kërkon një tjetër klub në elitën e futbollit italian.

Bëhet fjalë për Fiorentinën, e cila është duke kërkuar një futbollist me karakteristikat e trekuartistit dhe mesa duket Bajrami është i përzgjedhuri i skuadrës vjollcë.

Agjenti i futbollistit 23-vjeçar është Fali Ramadani dhe do të zbarkojë sot në Firence gjithashtu edhe për rinovimin e trajnerit të klubit violë, Vinçenco Italiano.

Në sezonin që përfundoi, Nedim Bajrami me fanellën e Empolit, u aktivizua gjithsej në Serinë A në 35 ndeshje duke shënuar 6 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 6 asiste për shokët e skuadrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit