Humbi dy ditë më parë/ Gjenden anës lumit Vjosë sendet e 56- vjeçares, trupi në kërkim

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.06.2022, 16:01

Para dy ditësh familjarë të saj shpallën të zhdukur shtetasen me iniciale L. K., 56 vjeçe. Gruaja nga Vlora nuk u kthye në shtëpinë e saj duke alarmuar të afërmit. Sot, policia ka bërë me dije se janë gjendur disa sende anës lumit Vjosë, të cilat dyshohet se i përkasin 56 vjeçares. Polumbarët kanë nisur kërkimet tashmë në rrjedhën e lumit Vjosë për gjetjen e trupit të 56 vjeçares.

Policia/ Vlorë, informacion paraprak:

Më datë 22.06.2022, rreth orës 12:10, nga shërbimet kufitare të DRKM Vlorë, anës lumit Vjosë, në fshatin Mifol, janë konstatuar disa sende vetjake, të cilat dyshohen se i përkasin shtetases L. K., 56 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila, sipas kallëzimit të familjarëve, është larguar nga banesa më datë 20.06.2022. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe pritet mbërritja e polumbarëve të RENEA-s, për të bërë të mundur kërkimet në lumin Vjosë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit