Aksident në “Qafë-Muzinë”/ Dy makina përplasen “kokë më kokë”, tre të plagosur

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22.06.2022, 15:06

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Qafë-Muzinë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njër-tjetrën. Deri më tani raportohet për tre persona të lënduar. Ata janë nisur me urgjencë drejt spitalit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur “Qafë Muzinë”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin N. A., banues në Tiranë, është përplasur me automjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin E. F., banues në Gjirokastër. Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit tip “Fiat” dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në këtë automjet, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit