Moraçanin: Propozimi francez nuk është i pranueshëm

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.06.2022, 14:54

Kryetarja partisë Ripërtëritja Demokratike e Maqedonsë, Maja Moraçanin e cila është pjesë e koalicionit qeverisës vlerëson se propozimi francez, sipas informacioneve që jepen në media, nuk është i pranueshëm për ne.

“Bazuar në informacionet nga mediat për të ashtuquajturat propozimi francez, mendoj se nuk është një zgjidhje e pranueshme dhe nuk ofron mundësinë që përfundimisht, pas 17 vitesh statusi kandidat, të fillojë negociatat me BE-në. Unë mbetem e mendimit se çështjet e hapura me Bullgarinë duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale dhe nuk duhet të jenë arsye për bllokimin e proceseve integruese evropiane të Maqedonisë.

Natyrisht, gjuha dhe identiteti maqedonas nuk duhet të jenë objekt negociatash. Është fakt se ne i kemi plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave me BE-në, gjë që u konfirmua me vendimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së nga marsi i vitit 2020”, tha Moraçanin për “Nova”.

Dje dhe kryerari i Partisë Liberale, Zoran Milevski kundërshtoi propzimin francez dhe tha se gjuha nuk mund të jetë kompromis, e cila tashmë është një çështje e zgjidhur me Marrëveshjen e Prespës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit