Qytetari nga Tirana kujdeset për qenin e rrugës: Ju lutem ta ndihmojmë, është i sëmurë!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22.06.2022, 15:25

Në një kohë kur shumë njerëz në vendin tonë priren drejt keqtrajtimit të kafshëve të rrugës, ka edhe nga ata persona që ndjejnë keqardhje për to. Kështu është edhe rasti i një qytetari që i ka shkruar redaksisë tonë, i shqetësuar për fatin e një qeni i cili sipas tij dhe pamjeve që ka dërguar, duket në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas banorit të kryeqytetit, qenushi qëndron prej disa ditësh në të njejtin pozicion, pa mundur të lëvizë, ndërsa ai bën thirrje për këdo që ka mundësi ta ndihmojë, në mënyrë që t'i shpëtohet jeta e tij.

Thirrja e plotë e qytetarit është si më poshtë, me adresën e plotë ku gjendet qeni, ndërsa shpresojmë që sa më shumë njerëz të ndjekin shembullin e tij për sa i përket shqetësimit dhe ndihmësës që duhet t'i japim kafshëve e sidomos mikut më të mirë të njeriut.

Qytetari shkruan:

Pershendetje JOQ! Jam banor i lagjes nr. 10 prane shkolles 9-vjecare "Ramazan Jarani". Banoj ne pallatin 73/1. Prej disa ditesh, kam vene re nje qen, i cili ka probleme shendetesore dhe ka nje pozicion statik. Ju lutem nese dikush ka mundesi, te bejme te pamunduren per ta shpetuar jeten e tij! Uroj dite te mbare per te gjithe dhe fillimin e nje etape te re te jetes per qenushin e qete, te urte dhe stoik! Faleminderit nese e publikoni! (Ju lutem anonim)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit