Serena Sula: Do të shkoj drejt Dubait, një sheik më lutet dhe çmendet për mua

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.06.2022, 14:37

Serena Sula është një nga personazhet më të përfolura të 'showbizzit' pasi në çdo dalje ka diçka për të thënë dhe bërë lajm.

Modelja më e komentuar në mediat rozë u shpreh para pak ditësh se ka kryer marrëdhënie seksuale me Ilir Shaqirin, fituesin e BBV.

Vajza e cila tashmë i është futur edhe muzikës shumë herë provokon me trupin e saj që në të shumtat e rasteve nxjerr në shesh hiret e saj.

Ndërkohë Serena e ftuar në një emision televiziv, ka treguar se prej kohësh është në kontakt me një sheik nga Dubai, i cili i lutet të shkojë në Dubai.

“Më ka shkruar një sheik, është person publik, njihet në Instagram. Më ka ndjek dhe më lutet që unë të shkojë në Dubai. Do ta pranoj ftesën, si mos ta bëj. Por më mua do të jetë më mirë të vijë ai këtu. Ai është fiksuar pas meje. Kam folur me atë dhe më pëlqen shumë, pasi është tipi im”, u shpreh Serena Sula.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit