Zbulohet vila super luksoze ku po kalon pushimet Lionel Messi

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 22.06.2022, 13:11

Lionel Messi po shijon pushimet pas sezonit të gjatë me PSG-në. Ylli argjentinas dhe Cesc Fabregas, bashkë me familjet e tyre vendosën t'i kalojnë pushimet në një super vilë luksoze që kushton 300 mijë euro në javë.

Staf prej punëtorësh 22 punëtorësh që kujdesen për të gjitha nevojat që futbollistët e famshëm kanë. Vetë vila ka gjashtë dhoma gjumi, një palestër dhe një pishinë që është 20 metra e gjatë dhe konsiderohet një nga vilat më të bukura në Spanjë.

Kur lodhen duke qëndruar në vilë, marrin me qira një jaht luksoz për të cilin paguajnë 10 mijë euro në ditë. Jahti është i gjatë më shumë se 25 metra, ka katër kabina, njëra prej të cilave është VIP.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit