Shpërthen kanalizimi në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.06.2022, 13:42

Qytetarët e Prishtinës çdo ditë përballen me probleme të shumta.

E banorët e rrugëve lidhëse të “Muharrem Fejzës”, më së shumti kanë probleme me infrastrukturën.

Përpos rrugës që është në gjendje të mjerueshme, ka më tepër se 10 ditë që aty ka shpërthyer edhe një gyp i kanalizimit, e që sjell ujëra të shumta përgjatë rrugës.

Veç kësaj, banorët po përballen edhe me kundërmime të shumta si pasojë e kësaj.

Veturat shpesh herë e kanë të pamundur të lëvizin në këtë anë, e një prej tyre veçse ka përfunduar në gropën e hapur.

Komuna e Prishtinës përpos që nuk merret fare me rregullimin e rrugës e cila është në gjendje mjerimi, nuk merret as me problemin e fundit që lidhet edhe me kanalizimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit