Pamje të frikshme/ Avioni shpërthen në flakë pas uljes, pasagjerët vrapojnë të tmerruar

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22.06.2022, 12:28

Një avion me më shumë se 100 pasagjerë shpërtheu në flakë në aeroportin e Majamit pasi pajisjet e tij të uljes nuk funksionuan me sukses.

Avioni u përplas me një ndërtesë të vogël dhe një kullë komunikimi ndërsa rrëshqiste në përgjatë asfaltit përpara se të shpërthente në flakë.

Tre persona janë dërguar me urgjencë në spital pas aksidentit. Avioni kishte në total 126 persona, përfshirë dhe anëtarët e ekuipazhit.

"Mendova se do të vdisja, në fakt," tha pasagjerja Paola Garcia për CBS Miami . “Ishte një plak pranë meje dhe unë po e përqafoja. Ishte e tmerrshme.'

Pamjet e tjera treguan se avioni rrëshqiste nëpër pistë, më pas u përplas me kullën e cila shpërtheu në flakë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit