Një foshnje 9 muajshe dërgohet pa shenja jete në spital

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.06.2022, 12:38

Një foshnje, nëntë muajsh të martën pasdite është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Spitalit e Përgjtihshëm Rajonal të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi, i cili tha se foshnja është dërguar nga familjarët e tij.

Sipas tij, shkaqet e vdekjes së foshnjës ende nuk dihen por në lidhje me këtë prokurori i rastit ka urdhëruar që trupit të foshnjës t’i bëhet obduksioni.

“Një foshnje, 9 muajsh është dërguar pa shenja jete nga familjarët e tij në emergjencës e Spitalit Rajonal të Pejës. Policia është njoftuar me rastin rreth orës 17:00, dhe menjëherë është marr me rastin. Shkaqet e vdekjes nuk dihen, por prokurori i rastit ka urdhëruar trupi i foshnjës të dërgohet për ekzaminim për obduksion”, ka thënë Gashi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit