Zekiri tanimë gjysmë muaji gjendet në Klinikën Infektive

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.06.2022, 11:08

Tanimë gjysmë muaji po vazhdojnë inspektimet dhe mjekimi i ish sekretarit gjeneral të Qeverisë, Muhamed Zekiri, në Klinikën Infektive. Ai nga burgu i Shutkës ishte dërguar urgjentisht në Klinikë.

Avokati Aleksandar Trajkovski, pjesë e ekipit të avokatëve, thotë se gjendja pak i është përmirësuar, por komplikimet shëndetësore ende janë prezente. Ende nuk kanë marë një diagnozë të saktë.

“Ende gjendet në Klinikë. Ende vijojnë kontrollet. Pak i është përmirësuar gjendja. Shpresoj të bëhet mirë. Pres diagnozë me shkrim nga mjekët, të shohim për çfarë bëhet fjalë”, thotë avokati Trajkovski për A1on.

Ai pohon se Zekiri ka shëndet të rënduar. Trajkovski shprehet se disa nga problemet shëndetësore i kishte edhe më parë, ndërsa të tjera iu shfaqën që nga vendosja e tij në burg.

“Realisht shëndeti i është rënduar mjaft. Unë edhe në paraburgim kur e vizitoja edhe atje kishte kontrolle mjekësore. Kishte presion të lartë të gjakut, problem me lukthin, por nuk mund të definoj sepse nuk kisha raporte nga mjekët”, thotë Trajkovksi.

Tani për tani nuk dihet ende nëse Zekiri do të lëshohet nga mjekimi spitalor. Ndërkohë, pritet edhe seancë e Apelit e cila do të vendosë nëse ish sekretari gjeneral do të ngelet edhe më tej në paraburgim, apo do t’i shqiptohet masë pak më e lehtë.

Zekiri dyshohet se ka keqpërdorur detyrën e tij dhe ka realizuar marrëveshje prë shërbime konsultative me person juridik duke mos publikuar furnizim publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit