Ky është 24 vjeçari që u gjet i vdekur sot në Pejë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.06.2022, 11:01

Ardi Pajaziti, 24 vjeçar nga Peja është gjetur i vdekur në banesën e tij mëngjesin e sotëm. Zëdhënësi i policisë në këtë rajon, Fadil Gashi e ka konfirmuar për Insajderin se rasti ka ndodhur sot rreth orës 5 të mëngjesit.

Ndonëse në media po raportohet si vetëvrasje, por ai nuk e konfirmoi një gjë të till. Sipas tj rasti është duke u hetuar si “Vdekje”.

Trupi i pajetë i Ardi Pajaziti është gjetur në banesën e tij nga babai i tij i cili pastaj ka lajmëruar emergjencen dhe policinë.

Ky është 24 vjeçari i cili u gjet i vdekur në banesën e tij në Pejë, policia jep detajet

Në media po raportohet se ai ka kryer vetëverasje në tarasen e banesës së tij, por kjo ende nuk është konfirmuar.

Trupi i të ndjerit është marrë nga organet kompetente për obduksion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit