Tërmeti i fortë godet Afganistanin dhe Pakistanin, 250 viktima e qindra të plagosur

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.06.2022, 09:21

Një tërmet 6.1 ballë goditi mëngjesin e sotëm, Afganistanin lindor dhe Pakistanin duke shkaktuar vdekjen e të paktën 250 personave.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, tërmeti u regjistrua në thellësinë 51 km.

Shumë njerëz flinin kur toka nisi të dridhej. Agjencia shtetërore e lajmeve “Bakhtar” që raportoi detajet paraprake, tha se ekipet e shpëtimit po shkonin me helikopter.

Në një postim në Twitter, një zëdhënës i qeverisë afgane, shkruan: Një tërmet i fortë tronditi katër rajone të provincës Paktika, duke vrarë dhe plagosur qindra bashkatdhetarë e shkatërroi dhjetëra shtëpi.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha agjencive të ndihmës së shpejtë që të dërgojnë menjëherë ekipe në zonë, për të parandaluar katastrofën e mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit