Edhe sot shi e shkarkime rrufesh

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.06.2022, 08:54

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira konvektive të cilat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas institutit, reshjet më të fokusuara parashihen në jug të vendit, kryesisht rrëzë maleve, ndërsa pjesët tjera të territorit, (duke mos e përfshirë të gjithë territorin), parashihen të kenë më pak reshje.

“Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë gjatë gjithë javës, prandaj kujdes rrezeve direkte të diellit. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit