Barcelona mbyll marrëveshjen me Levandovskin

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 21.06.2022, 22:34

Në Mynih e kanë të qartë se Levandovski është i ikur, por vazhdojnë të luajnë fort për t’i marrë sa më shumë miliona Barcelonës.

Nga krahu tjetër, Barcelona mezi pret t'iu dhurojë tifozëve të saj një emër të rëndësishëm dhe Leva pa diskutim që plotëson të gjitha kriteret. Në “Camp Nou” e dinë fare mirë se polaku do zbarkojë në Spanjë, por thjesht po fitojnë kohë për të zgjidhur problemet financiare.

Mediat spanjolle kanë bërë me dije se katalanasit e kanë mbyllur marrëveshjen me sulmuesin e kombëtares polake dhe të Bajernit.

Sipas informacioneve më të fundit të mediave iberike, Barça do të derdhë plot 50 milionë euro në llogarinë e Bajernit, nga të cilat 40 milionë në dorë dhe 10 milionë të tjera në formë bonusesh.

Presidenti i Barçës, Joan Laporta, i ka premtuar Ksavit se do t’i vërë në dispozicion Levandovskin, por po pret momentin e duhur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit