A janë ulur çmimet e produkteve bazë? Bekteshi: Të jem i sinqertë, jo sipas pritjeve tona

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.06.2022, 14:54

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se kufizimi i marzheve tregtare për disa produkte bazë nuk ka ulur çmimet në nivelin që prisnin autoritetet.

Bekteshi tha se do të zgjerohet lista e produkteve ndaj të cilave do të kufizohet marzha tregtare, pas çka autoritetet do të dalin me raport të detajuar,raporton tv21.“Ne në bazë ditore e ndjekim dhe marrim raport nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Te disa produkte ka ulje të çmimeve, a janë ulur sipas pritjeve tona, të jem i sinqertë, jo. Por, shtesë e di që do të zgjerohet vendimi, me siguri gjatë javës tjetër”, deklaroi mes tjerash Bekteshi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit