PSG gjen trajnerin e ri, do drejtohen nga një kampion

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 21.06.2022, 14:41

Maurizio Pochettino do largohet nga PSG-ja. Ai erdhi në Paris për të sjellë te kjo skuadër trofeun e Ligës së Kampionëve,por rezultoi një dështim, madje mediat franceze shkruajnë se lojtarët nuk i binden.

Pas dështimit për të arritur një akord me Zidanin, drejtuesit e PSG-së kanë bërë gati një tjetër emër. Bëhet fjalë për trajnerin Kristofer Galtier, francezi që i shpalli Lilën kampione në Ligue 1 sezonin e shkuar.

Siç bënë me dije “L’Equipe”, klubi kryeqytetas ka arritur një akord me 55-vjeçarin dhe shumë shpejt pritet që të marri drejtimin e kampionëve në fuqi të Francës. Firma duket çështje ditësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit