Konjufca pas kthimit nga Haga: Të gjithë janë mirë me shëndet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.06.2022, 12:55

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka folur për vizitën e tij në Hagë.

Ai ka thënë se kjo është sfidë e e popullit të Kosovës dhe duhet të jemi bashkë.

‘’Të gjithë i pashë janë mirë me shëndet, të fortë, me vullnet dhe shumë të qëndrueshëm. Shqetësimi i tyre është që pretendohet për disa shkelje që po bëhen edhe nëpër procedura për të cilat absolutisht nuk po ka kurrfarë mekanizmi të ankesës dhe i cili i shqyrton. Kjo gjykatë nuk është nën kontrollin e askujt’’, tha ai para mediave.

‘’Ata janë të pakënaqur siç është krejt populli i Kosovës sepse aktakuza lë hapësirë për inkriminimin e UÇK-së si të tillë. Ajo gjykatë është qa e varur sa nuk mu duk fare e Kosovës që është. Kjo është sfidë e e popullit të Kosovës dhe duhet të jemi bashkë”, tha tutje Konjufca.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit