Shoferi përplas me veturë biçiklistin në shtegun për biçikleta

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.06.2022, 11:30

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmë në Shkup, konkretisht në bulevardin “Metropolitan Teodosij Gologanov”.

Një veturë e tipit “BMW” ka goditur një biçiklist i cili ishte duke ecur në një shteg për biçikleta.

Punonjësit e policisë kanë dalë në terren, ndërsa biçiklisti i plagosur është dërguar me autoambulancë në Qendrën Emergjente.

Deri më tani për mediat nuk janë bërë të ditura informacione të tjera, teksa detaje nga Ministria e Brendshme për shkakun e aksidentit, identitetin e shoferit, si dhe gjendjen shëndetësore të çiklistit priten të jepen sot gjatë ditës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit