Burri u vetëvar, gruaja pësoi atak/ Kush janë dy të moshuarit që u gjetën të vdekur në shtëpi?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.06.2022, 00:06

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën mbrëmjen e sotme pasi në vendin e quajtur ”Nënstacioni i Selitës” dy të moshuar janë gjetur të pajetë brenda banesës së tyre. Ka qenë nipi i tyre, shtetasi M. M. ai që ka gjetur në banesë pa shenja jete gjyshin Safet Meçaj 80 vjeç dhe pa ndjenja shtetasen gjyshen Arta Meçaj 80 vjeç.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se bashkëshorti është vetëvarur, ndërsa e moshuara, ka pësuar arrest kardiak kur parë burrin e pajetë. Policia dhe grupi hetimor ndodh nē vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit