Gati pamje të pabesueshme janë ato që mund të të shohë syri në karburantet e Malit të Zi pranë kufirit me Shqipërinë. Deri paraditen e sotme një litër naftë në shtetin fqinj kushtonte 1.58 euro për litër ose e konvertuar me kursin aktual rreth 190 lekë të reja.
Duke patur parasysh se çmimi aktual në Shqipëri shitet me pakicë në vlerën prej 261 lekë për litër, qytetarët kursejnë rreth 700 lekë të vjetra për litër nëse e mbushin makinën e tyre në Mal të Zi. Kjo shpjegon edhe rradhën e madhe të automjeteve shqiptare të pranishme në karburantet malazeze. Madje krijohet përshtypja se më shumë rradhë shqiptarësh ka para karburanteve malazeze sesa në kufi.
Në vijim mesazhi i qytetarëve: