Firmosi me klubin rus, futbollisti përjashtohet nga kombëtarja dhe mungon në Botëror

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 20.06.2022, 21:30

Maciej Rybus, futbollisti i kombëtares polake është qendër të vëmendjes pasi vendosi të transferohej te skuadra ruse e Spartak Moscow. E gjitha kjo për faktin Rusia është duke u përballur me kufizime të ashpra nga shumë shtete për shkak të luftës me Ukrainën.

Polonia ka vendosur ta ndëshkojë duke e përjashtuar dhe të mos e grumbullojë lojtarin në kampionatin botëror të Katarit. Federata Polake nuk ka bërë asnjë lëshim dhe ka zyrtarizuar vendimin e rreptë që lidhet me kundërshtinë ndaj lëvizjeve politike të Rusisë.

Në fakt, prej vitit 2017, Rybus luan në Rusi ndërsa më parë ishte pjesë e Lokomotiv Moscow. Me përfundimin e kontratës, në Federatën Polake prisnin që mbrojtësi të largohej nga Rusia dhe të stabilizohej në një tjetër vend.

Por, Rybus zgjodhi një tjetër rrugë dhe tashmë duhet të përballet me këtë penalitet që i heq mundësinë të luaj edhe një nga kompeticionet më të rëndësishëm për futbollistët siç është Botërori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit