“Bugatti Veyron” i Ronaldos aksidentohet në Majorka, shkatërrohet pjesa e përparme

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.06.2022, 19:04

Një supermakinë, “Bugatti Veyron” në pronësi të Cristiano Ronaldos është përfshirë në një aksident në ishullin Majorca. Një punonjës i yllit të Manchester United raportohet se ka qenë pas timonit kur makina humbi kontrollin dhe përfundoi në murin e një shtëpie.

Automjeti luksoz prej 1.7 milionë £ u dërgua në ishullin spanjoll së bashku me një Mercedes-Benz G-Class që Ronaldo ta përdorte gjatë pushimeve të tij verore familjare. Pjesa e përparme e Bugattit është dëmtuar pothuajse plotësisht ndërsa shoferi ka shpëtuar mirë. Aktualisht policia po heton për ngjarjen.

Ronaldo shkoi në Majorca me pesë fëmijët e tij dhe të dashurën Georgina Rodriguez më 14 qershor. Ata kanë marrë me qira një shtëpi luksoze dhe po shijojnë ditët me diell në super jahtin e futbollistit.

Burimi:metroo. Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit