Për fundjava e festa nuk do të ketë kufij Shqipëri-Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.06.2022, 13:25

Kosova dhe Shqipria nuk do të ketë praktikisht kufij për festat zyrtare dhe në fundjave.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi ka prezantuar sot marrëveshjen që do nënshkruhet për krijimin e lehtësirave të kalimit në kufirin Shqipëri-Kosovë dhe anasjelltas.

“Protokolli i parë që do nënshkruajmë me homologun Svelça që përgjatë periudhës së verës dhe gjatë fundjavave kur ka fluks lëvizjeje nga të dyja krahët ne do ta lehtësojmë plotësisht. Nëpërmjet protokollit të parë që do nënshkruajmë do përcaktojmë që prej 1 qershorit deri në 1 shtator, për çdo fundjavë dhe çdo ditë feste shtetërore në kufijtë tanë shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë do kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit nga organet kufitare në mënyrë që të mos krijohet asnjë radhë apo vonesë për qytetarët në të dyja anët”, tha Çuçi.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka sqaruar këtë marrëveshje.

“ Jam i lumtur që do të nënshkruajmë dy marrëveshje dhe një protokoll të ri të marrëveshjes paraprake…. në kuadër të kësaj do të nënshkruajmë zyrtarisht marrëveshjen e cila do të krijojë lehtësira të kaliumit kufitar në pikën që ka kalimin më të madh të qytetarëve tanë në Vërmicë. Kjo marrëveshja do të rregullojë dhe zvogëlojë procedurat e pritjes dhe do të bashkërendoj punën e policisë sonë kufitare. Deri në fund të shtatorit do të ketë kalim të lehtësuar të kufirit, ndërkaq marrëveshja do të ketë përcaktojë procedura të tilla lehtësuese që do të jenë për çdo fundjavë dhe çdo festë të vendeve tona”, tha Sveçla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit