Moti sot i ngrohtë dhe me temperatura deri 34 gradë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.06.2022, 10:53

Moti do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 16 gradë, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 27 deri në 34 gradë. Indeksi UV do të jetë 8, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell dhe e ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare dhe erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 14 ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 32 gradë.

Në ditët në vijim në vend do të mbizotërojë mot shumë i nxehtë me rritje të ndjeshme të temperaturave. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare dhe herë pas here më e fortë veriperëndimore. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje lokale të reshjeve të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, sidomos në mes të javës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit