Sunny Hill do mbahet në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.06.2022, 10:35

Qeveria e Kosovës kanë konfirmuar se festivali do të mbetet në Prishtinë. Festivali 'Sunny Hill Festival' mbahet në Prishtinë, në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022. Pas shumë debatesh se festivali do të zhvillohet në Tiranë, Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se festivali do të mbetet në Prishtinë.

Në kuadër të festivalit të organizuar nga familja e Dua Lipës, do të sjellë në Kosovë artistë të njohur, si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror. Po ashtu, i lihet 'dera e hapur' edhe zhvillimit të aktivitetit në Shqipëri. Në njoftimin e Qeverisë, thuhet se mes Kosovës dhe Shqipërisë, do të ketë një edicion të veçantë me një line-up tjetër që do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit