Chelsea gjen pasuesin e Romelu Lukakut

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 19.06.2022, 19:05

Chelsea po përgatitet për largimin e Lukakut dhe po ka nisur të mendojë për zëvendësuesin e tij. Skuadra londineze duket se ka gjetur zgjidhjen dhe është pranë transferimit të Rahim Sterling.

Sipas raportimeve nga “Sky Sports”, londinezët duket të kenë arritur një marrëveshje me Sitin i cili do të arkëtojë rreth 60 milionë euro nga shitja e futbollistit.

"Qytetarët' janë të detyruar ta pranojnë ofertën e Chelseat për të mos rrezikuar ta humbisnin futbollistin me zero në vitin 2023.

Sterling është kështu pranë nisjes së një aventure të re në Angli, ku do të kërkojë të rrezojë ish-skuadrën e tij nga froni i kampionit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit