Digjet lokali i frizerit “Rizza Salon”, ai dyshon që me qëllim

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.06.2022, 19:34

Në orët e mesnatës, në lokalin “Rizza Salon”, në rrugën “Xhavit Hoxha”, në Prishtinë, dikush dyshohet se ia vuri flakën një pjese të jashtme të lokalit. Pronari i lokalit po dyshon për zjarrëvenie të qëllimshme, teksa rasti është raportuar edhe në Polici, me ç’rast kanë nisur hetimet.

Dëmi dyshohet se kap vlerën e rreth 3500 eurove, ku si pasojë e zjarrit është djegur reklama e vendosur jashtë lokalit dhe dy çadra.

Lidhur me këtë rast, pronari i sallonit, Rizah Bajramin, i cili ka deklaruar se nuk dyshon te ndonjë person i caktuar, por që zjarri është vënë qëllimisht.

“Ne nuk kemi pasur problem kurrë me kërkond, thjesht është bërë diçka me qëllim prej njerëzve dashakëqij të njerëzve që punojnë. Rastin e kemi raportu në Polici. Nuk dyshojmë te ndonjë person i caktuar, s’i kemi bërë asgjë askujt, e as dikush neve.

Shpresoj që nuk ndodhë më kurrë kështu, le të punojnë njerëzit e jo me i dëmtu bizneset, sepse nga ky biznes ushqehen 13 familje”,për sinjalin.

Mësohet se në momentin që i është vënë flaka, para lokalit ka qëndruar një veturë, ku dyshohet se kanë qenë personat e dyshuar.

Gazeta ka siguruar edhe pamje se si shihet që digjen disa pjesë jashtë lokalit. Në videon më poshtë shihet intervenimi i menaxherit në momentin që e kuptoi se i është vënë flaka lokalit, duke tentuar ta shuajë zjarrin. IMG_3654

IMG_3654 (1)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit