Kryeministrja e Finlandës vjen në Shkup, nesër dhe pasnesër do të ketë regjim të veçantë rrugor

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.06.2022, 11:51

Qyteti i Shkupit do të prej një delagacion nga Republika e Finlandës dhe për këtë arsye ditën e hënë dhe të martë do të ketë regjim të veçantë rrugor.

“Më datë 20 qershor dhe më 21 qershor 2022 (e hënë dhe e martë) Kryeministrja e Republikës së Finlandës, Sana Marin do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për këto arsye, Departamenti për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën e gjerë qendrore të Shkupit. Ministria e Brendshme apelon tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në trafik që të respektojnë urdhrat që do të jepen nga punonjësit e policisë”, informojnë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit