“Është e jotja”, Neymar zgjedh kujt do ia lërë fanellën me numrin 10 te Brazili

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 19.06.2022, 08:33

Braziliani Neymar mendohet se mund të largohet nga përfaqësuesja e "Selecaos" pas Botërorit 2022, dhe nga të gjithë ka nisur kërkimi i një numri 10 të ri, përfshirë edhe vetë Neymarin.

Duket se vetë ylli i PSG-së ka zgjedhur pasardhësin e tij. Ka qenë sulmuesi i Real Madrid, Rodrigo, ai që ka zbuluar zgjedhjen që shumëkush mendonte se do të binte mbi Vinicius Zhunior.

Vinicius tha:

Ney më tha: kur të largohem nga kombëtarja, fanella me numrin 10 është e jotja”.

Fanella me numrin 10 ka qenë gjithmonë e shenjtë në radhët e Brazilit. Yjet më të mëdhenj kanë mbajtur këtë fanëllë në “seleçao” dhe thuajse në çdo brez ka pasur një lojtar të denjë për këtë numër që ka udhëhequr ekipin në kompeticionet e rëndësishme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit