Luiza Gega shpallet kampione në Ballkan

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18.06.2022, 23:07

Luiza Gega, atletja shqiptare e specializuar në garën e 3000 metrave me pengesë është shpallur kampione Ballkani.

Gjithashtu, ajo ka njoftuar se ka vendosur edhe rekord kampionati në këtë disiplinë në Kampionatin Ballkanik

Ky kampionat po organizohet në Craiova të Rumanisë.

Gega shkruan:

Balkan champion = happy girl. Kampione Ballkani, rekord kampionati ne garën 3000 m me pengesa me kohën 9.17.91 (koha ime e dytë më e shpejtë (ever). Shumë e lumtur për fitoren, per ndjesinë e mirë gjatë garës dhe më e motivuar se kurrë për objektivat e radhës. Faleminderit të gjithëve që vazhdojnë dhe mbështesin rrugëtimin tim!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit