Kosovari që donte të luftonte në Ukrainë shkon në Kijevë: “Më në fund e gjeta”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.06.2022, 16:45

Shumë vullnetarë hynë në Ukrainë, në ndihmë të vendasve. Mes tyre edhe dy kosovarë, rruga e të cilëve mbeti në gjysmë.

Shqiptarët e Kosovës, të cilët prej vitesh janë emigrantë në Gjermani, deklaruan për mediat vendase se kishin vendosur të shkonin në luftë, pas padrejtësive ndaj popullit ukrainas.

Ata nuk ishin lejuar të kalojnë kufirin në Poloni nga autoritetet kufitare.

Të njëjtit raportohet ishin marrë në pyetje rreth 4 orë për motivet për të cilat ata duan ta kalojnë kufirin.

Njëri prej tyre është Ismet Shala. Ai pati deklaruar se donte t’i bashkohej SHBA-ve dhe se ndoshta pas kësaj Ukraina do ta pranojë Kosovën si shtet.

Ai tashmë ka arritur në Kijevë. Por jo në kryeqytetin ukrainas por në fshatin e Komunës së Malishevës.

“Më në fund e gjeta”, është mbishkrimi që i ka vendosur fotografisë Shala.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit