Shoferi bie në lum me veturë Audi Q7, shpëtoi duke hypur mbi kulmin e saj (Video)

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.06.2022, 11:03

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut me inicialet Z.Gj. ka humur drejtimin me makinën e tij “Audi Q7” duke përfunduar në lumin Bosnja në Doboj të Bosnjë-Hercegovinës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, por autoritetet theksuan se 48 vjeçari nga Maqedonia nuk ka pësuar lëndime dhe se ka arritur që të ngjitet sipër makinës duke shpëtuar dhe kërkuar ndihmë.

Policia e Dobojit menjëherë ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes, duke e nxjerrë nga lumi të aksidentuarin me anë të një varke.

Zëdhënësja e policisë boshnjake, Dragana Kerkez, ka thënë se mëngjesin e djeshëm rreth orës 9.30 në Kostajnicë afër Doboj, ka ndodhur një aksident automobilistik kur një veturë ka dalë nga rruga, duke përfunduar një lumin Bosnja. Policia bërë të ditur se po merret me ekspertizën e plotë të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit