Shefqet Krasniqi “këshillon” Qeverinë Kurti: Edhe 500 euro në muaj për veteranët është pak

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.06.2022, 20:05

Hoxhë Shefqet Krasniqi është deklaruar edhe rreth pagës së veteranëve.

Ai ka thënë se edhe shuma prej 500 eurove është e vogël.

Edhe unë jam pjesë marrës në luftë, një kontribuues i vogël, por ajo që është e vërtet dhe e dhimbshme është pakënaqësia e veteranëve. Allahu ka dhënë leje naltë dhe veteranët i ka bërë sebep që ne e kemi sot këtë liri. Por pa ja humbur vlerën edhe Aleancës Veri Atlantike dhe aleatëve tanë. Veterani duhet t’i ketë 500 euro rrogë minimumi nuk bënë të krahasohet me pagën minimale. Përveç benificioneve të tjera veterani duhet t’i ketë 500 euro”, tha Kraniqi.

Kujtojmë se të enjten veteranët e luftës së UÇK-së kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës duke shprehur pakënaqësi pasi që nuk janë përfshirë në Ligjin për Pagën Minimale.

Ndërsa të premten veteranët e UÇK-së janë takuar me kryeministrin Albin Kurti mirëpo nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit