Shkon të hajë peshk në Orikum, “i ngec në fyt” kur i vjen fatura 300 mijë lekë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.06.2022, 19:12

Një qytetar shkoi për pushime në Orikum për të kaluar sadopak në fresk këto ditë të nxhehta vere. Natyrisht kur shkon për pushime, ndahet mendja për të konsumuar edhe ndonjë drekë apo darkë buzë detit, ndonëse në këtë periudhë të vështirë drekat dhe darkat kanë filluar të rrallohen.

Megjithatë qytetari i cili ka dërguar ankesën e tij pranë redaksisë sonë shprehet se shkoi të hajë drekë në një restorant të Orikumit dhe mbeti pa fjalë kur i erdhi fatura. Jo veteëm që nuk ishte e fiskalizuar sipas ligjit, por totali ishte një çmenduri e vërtetë pasi vlera i kalonte 300 mijë lekë të vjetra. Vtemë peshku kishte kushtuar rreth 200 mijë lekë të vjetra. Qytetari shprehet se më këto çmime ëhstë një çmenduri e vërtetë dhe se ne shqiptarët nuk do të bëhemi kurrë. A ka të drejtë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit