Ky është 45-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës, ishte duke punuar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.06.2022, 16:06

Dita e sotme ishte e kobshme për familjen Berisha nga Podujeva. 45-vjeçari, Jakup Berisha, u nis në punë si çdo ditë tjetër, pa e ditur se një lëndim në vendin e punës do t’i shkaktonte atij vdekjen.

Berisha i cili ishte punëtor në kompaninë e ndërtimit ‘Brezi Kufitar’, u rrëzua nga një lartësi teksa po punonte në lagjen ‘Marigona Hill’ në Hajvali të Prishtinës, ku si pasojë mori lëndime të rënda trupore.

Ai u dërgua me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, por pavarësisht intervenimit të stafit mjekësor, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe si pasojë e kësaj ndërroi jetë.

Lajmin për vdekjen e të ndjerit e ka konfirmuar për sinjali mjeku kujdestar, Agron Çitaku, i cili tha se 45-vjeçari ka rënë nga një lartësi mesatare.

E bashkë me Berishën u lëndua edhe një tjetër punëtor, vetëm 21-vjeçar, i cili po vazhdon trajtimin mjekësor si pasojë e lëndimeve të rënda që ka marrë.

Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente, për të kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i Shtetit.

Me vendim të tij, rasti është iniciuar ‘Hetim mbi vdekjen’ dhe trupi i pajetë viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit