“Qumësht serb e pluhur të importuar” Oligarkët e bulmetit: Do rrisim çmimet nga 1 Korriku!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.06.2022, 14:30

Çmimi i qumështit do të pësojë sërish rritje nisur nga 1 Korriku, paralajmërojnë oligarkët e bulmetit. Biznesmenët e përpunimit të nënprodukteve të qumështit kanë paralajmëruar rritje nisur nga fillimi i muajit të ardhshëm.

Këtu përmendim kompanitë si Erzeni, të cilat në etiketat e qumështit që tregtojnë nuk deklarojnë përdorimin e qumështit pluhur, deri tek Lufra, Zepa Natyral apo Gjirofarm i cili së fundmi u bllokua pasi tregtonte produkte bulmetore me fekale.

Këta oligarkë shprehen se rritja do të ndodhë si pasojë e rritjes së çmimit dhe mungesës së qumështit në vend, e krijuar nga shtrenjtimi i lëndëve të para ushqyese për kafshët qumësht-prodhuese.

Çmimi i qumështit të fermerëve, argumentojnë ata do të rritet për shkak se është shtuar kostoja e përpunimit të ushqimit të kafshëve dhe kjo është ndikuar nga rritja e çmimit të naftës.

Sipas tyre, kostoja e përpunimit të të korrave të grurit do të rritet pasi lidhja e topit të kashtës nga 50 lekë do të arrijnë në 80 lekë dhe kjo do të çojë në rritje të çmimit të shitjes së qumështit nga fermeri për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës.

Pra oligarkët e bulmetit, ia faturojnë shtrenjtimin e produkteve që shesin-qumështit që do ua shesin fermerët shtrenjtë, me zanafillë në rritjen e çmimit të naftës. Këtu del në pah hiookrizia e madhe e këtyre prodhuesve të bulmetit, pasi të gjitha produktet e kompanive të tyre prodhohen me qumësht pluhur ose me qumësht të importuar nga Serbia.

Dëshmitarë që produktet e bulmetit të kompanive shqiptare kanë në përbërjen e tyre qumësht pluhur janë çdo konsumator shqiptar. Ky fakt është i dallueshëm që në shije e nuk është nevoja që këta prodhues ta deklarojnë në etiketën e përbërësve… por megjithatë qumështi i importuar serb vjen shumë herë më lirë se ai vendas dhe është produkt bazë për prodhimin e bulmetit shqiptar, pavarësisht se këta oligarkë ia faturojnë rritjen e çmimit dy komponentëve zinxhir.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit