“Më hodhi në gjyq”, gazetarja tregon përplasjen me Donarumën

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 17.06.2022, 09:19

Donaruma është futbollisti më i kritikuar sot për sot në Itali, për shkak të gafave të njëpasnjëshme që po bën me kombëtaren "Axurre". Portieri është përplasur me tifozët që e sulmuan për paraqitjet e fundit e më pas edhe me një gazetare gjatë intervistës pas humbjes 5-2 ndaj Gjermanisë.

Ajo i kujtoi gabimet e vazhdueshme të këtij viti duke sjellë reagimin e portierit që e akuzoi se po e sulmonte pa të drejtë. Një situatë e pakëndshme që ka vënë në epiqendër të kritikave portierin i cili nuk duket se i pranon lehtë ato. Kështu e mendon edhe gazetarja e njohur, Paola Ferrari, e cila në një postim në rrjetet sociale ka shpjeguar se Donaruma është përsëritës në sjellje të tilla.

Ajo shkruan:

Komplimente koleges së RAI Sport, Tiziana Alla, korrekte dhe për t’u marrë shembull. Por Donaruma është përsëritës, 4 vite më parë, për një postim timin shumë kritik mbi zgjedhjet e tij ekonomike, më hodhi në gjyq. Bravo Tiziana”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit