Konjufca takon sot krerët e UÇK-së në Hagë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.06.2022, 08:58

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, do të udhëtojë sot drejt Hagës.

Ai do të takohet atje me krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Gjykatën Speciale, shkruan lajmi.net.

Para disa ditësh, Konjufca foli për këtë vizitë teksa u shpreh i shqetësuar për trajtimin që po u bëhet krerëve të UÇK-së.

“Shkojmë si institucione që përfaqësojmë republikën tonë. Shkojmë që të shohim si trajtohen. Duket qartë se në disa aspekte ata apo shkelin të drejtat e tyre. Ata po i afrohen kohës 2-vjeçare të paraburgimit dhe s’është bërë asgjë. Nuk u është siguruar as mbrojtja e tyre në liri. Jemi të shqetësuar si institucione. Do flasim me zotërinjtë Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli për këto çështje”, ka deklaruar Konjufca.

Bashkë me Konjufcën në këtë takim do të jetë edhe këshilltari kryesor i tij, Ilir Kërqeli.

“Bashkë me kryeparlamentarin Konjufca më 17 qershor udhëtojmë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë”, kishte bërë të ditur Kërqeli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit