Strakosha konfirmon interesimin e Chelseat: Një ëndërr për mua!

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 17.06.2022, 08:41

Thomas Strakosha luajti sezonin e tij të fundit te Lazio dhe tashmë po bëhet gati për një aventurë të re. E ardhmja e tij duket në Premier League, teksa Fulham i kë bërë një ofertë konkrete, por së fundmi ka interesim edhe nga Chelsea.

Kepa Arrizabalaga është me valixhe gati dhe trajneri Thomas Tuchel e sheh “gardianin” e kombëtares shqiptare si zëvendësuesin perfekt të spanjollit.

Strakosha e ëndërron që kur ishte fëmijë kalimin në Premier League, ndërkohë që foli për gazetarin Fabrizio Romano në lidhje me situatën e tij dhe interesimin nga ishulli.

Shqiptari u shpreh:

Jam vërtet i nderuar që emri im lidhet me një klub të madh si Chelsea, është një ëndërr. Unë kam ëndërruar për të luajtur në Premier League që kur kam qenë fëmijë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit