Kelmendi shpërndan dy foto nga aeroplani, “S’po na lejojnë të dalim jashtë”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.06.2022, 19:38

Pasditen e sotme, në aeroportin “Adem Jashari” është pranuar një kërcënim me bombë.

Kjo bombë sipas gazetarit Adriatik Kelmendi ka qenë në në aeroplanin Prishtinë – Mynih.

Ky i fundit sipas Kelmendit desh që urgjentisht të aterojë në Shkup.

“Brenda aeroplanit të linjës Munih-Prishtinë, i cili aterroi në Shkup, pas kërcënimeve me bombë në aeroportin e Prishtinës. Policia po e kontrollon aeroplanin nga jashtë, pasi që ka pasur raportime se edhe disa aeroplanë mund të kenë bomba”, shkruan ai.

Në një shkrim tjetër, Kelmendi shkroi se policia maqedonase po përgatitet të ndërhyjë në aeroplan që tashmë gjendet në aeroportin e Shkupit. Kurse, në postimin e fundit të bërë në Twitter shkruan se kërcënimi në Aeroportin e Prishtinës është i nivelit më të lartë

“Update: Piloti sapo njoftoi se kërcënimi në Aeroportin e Prishtinës është i nivelit më të lartë – 5. Aeroplani që është devijuar për në Shkup është duke u furnizuar me karburant dhe në pritje të udhëzimeve bazuar në situatën në Aeroportin Pr. Askush nuk lejohet të dalë nga avioni”, shkruan ai.

Lajmi për kërcënimin me bombë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Njoftim për media – Prishtinë, 16 qershor 2022 / Policia e Kosovës, me datën 16.06.2022 në orët e pasdites përmes zyrës së mediave të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka pranuar një informacion për kërcënim me mjete shpërthyese në aeroport.Bazuar në informacionet e pranuara, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme policore në funksion të trajtimit dhe hetimit të këtij rasti, duke angazhuar njësitet relevante policore, përfshirë ato për trajtimin e materieve shpërthyese dhe njësitin me qenë (K-9). Policia e Kosovës, po ashtu ka ndërmarr veprime konkrete duke evakuuar personat/qytetarët në perimetrat e sigurisë, përderisa do të vazhdojë angazhimin e saj në bashkëpunim dhe koordinim edhe me institucionet tjera relevante”, shkruhet në komunikatën e PK-së.

Kurse, zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës ‘Adem Jashari’, Valentina Gara, në një shkrim në Facebook ka njoftuar se udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit