Shumë i vjetër për katalanasit, Barcelona i tregon derën Dani Alveshit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 16.06.2022, 18:42

Barcelona ka vendosur mos i ofrojë një kontratë të re mbrojtësit veteran, Dani Alveshit, i cili u rikthye në moshën 38-vjeçare te katalanasit, sezonin e shkuar.

Tashmë 36-vjeç, baziliani kërkoi që të vazhdonte të ishte pjesë e katalanasve për të paktën dhe një sezon, por klubi spanjoll nuk ishte dakord.

Kështu, braziliani ka zgjedhur që t’i japë lamtumirën klubit me anë të një postimi në rrjete sociale me anë të një mesazhi, ku i falënderon të gjithë që ishin pjesë e këtij rrugëtimi.

Ai shkruan:

Mbyllet një cikël dhe një tjetër hapet. Shpresoj që kjo botë mos ta harrojë kurrë: Një luan, edhe pse është 39 vjeç mbetet sërish një luan i çmendur. Përgjithmonë para Barça!”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit