Zlatan Ibrahimovic vendos të ardhmen e tij te Milani

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 16.06.2022, 16:55

Zlatan Ibrahimoviç nuk ka dyshime për të ardhmen e tij. Sulmuesi suedez do të vijojë karrierën e tij te Milani edhe sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, Ibra do të rinovojë me kuqezinjtë. Nuk ka nxitim për nënshkrimin e kontratës sepse sulmuesi 40-vjeçar ndodhet me pushime me familjen dhe po vijon punën për rikuperimin nga ndërhyrja kirurgjikale Rikthimi i tij në fushë është planifikuar për në fillim të vitit 2023.

Marrëveshje pritet të finalizohet në parim me një pagë “simbolike” prej rreth 2 milionë euro plus bonuse të lidhura me paraqitjet dhe golat e shënuar. Në sezonin që përfundoi, Ibrahimoviç u aktivizua në total me Milanin në Serinë A në 23 ndeshje ku arriti të shënonte 8 gola dhe të dhuronte dhe 3 asiste për shokët e skuadrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit