Ndërron jetë një i burgosur në burgun e Idrizovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.06.2022, 11:57

Më 14.06.2022 rreth orës 11.15 nga SPB Shkup, raportojnë se nga Burgu Idrizovë është raportuar se i dënuari R.A (64) ka ndërruar jetë në Klinikën Universitare për Kardiologji – Shkup.

Vdekje pa gjurmë dhune është konstatuar nga mjekja nga Klinika Universitare e Kardiologjisë, ndërsa kontroll është kryer nga ekipi i SPB Shkup dhe Prokurori Publik.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit