Zejd Rexhepi për largimin nga partia: Ishte vendim i vështirë, por i pashmangshëm

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.06.2022, 10:36

Deputeti Skender Rexhepi i cili së fundmi braktisi partinë e tij Alternativën, dhe paralajmëroi se prej tani e tutje do të veprojë si i pavarur në Kuvend, për Novatv thotë se vendimi i tij nuk ka qenë aspak e lehtë, por ka qenë e pashmangshme. Ai shprehet se nuk është konsultuar me askënd për veprimin e tij.

“Nuk kishte nevojë të konsultohem me askë për vendimin tim, ishte vendim i pavarur. Vendimi erdhi pas të gjitha hapave të harxhuara për kthimin e vlerave të vërteta demokratike në parti. Unë prita udhëheqësia e ngushtë e partisë të sjellë vendim me të cilën do të përmirësohet njëmendshmëria në parti, por ata me vendimet e fudnit, e thelluan këtë njëmendshmëri, e me çka ishte i pashmangshëm vendimi im për veprim i pavarur politik. Kam qenë dhe vazhdoj të jem luftëtar për demokratizimin e partive politike, e jo ato të bëhen strehë e grupeve private”, tha Rexhepi.

Pas njoftimit të djeshëm të Rexhepit se od të veprojë si i pavarur, Alternativa i kërkoi të kthejë mandatin e deputetit sepse të njejtën siç thonë, e ka fituar në krah të partisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit