Nisin kontaktet, Interi tenton zyrtarisht rikthimin e Lukakut

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 16.06.2022, 09:33

Bisedimet mes Çelsit dhe Interit për rikthimin e Romelu Lukakut në Milano kanë nisur zyrtarisht. Të dyja palët po punojnë për të gjetur një marrëveshje që do t’i kënaqte të gjithë. Nga raportimet e fundit bëhet me dije se zikaltërit kanë ofruar për momentin rreth 5 milionë euro për të veshur sërish zikaltër Lukakun, por për huazimin e sulmuesit belg Çelsi kërkon rminimalisht 15 milionë euro, teksa palët duken ende larg gjetjes së gjuhës së përbashkët.

Negociatat do të vazhdojnë këtë javë, ndërsa Lukaku i ka komunikuar drejtuesve të Çelsit se dëshiron vetëm Interin. Sulmuesi belg u shit nga Interi te klubi londinez verën e kaluar për 113 milionë euro, por nuk mundi të shkëlqejë. Chelsea do pranonte ta huazonte për 15 mln euro fillimisht me të drejtë blerje për një shifër që mendohet të arrijë te 50-60 mln euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit