Sadio Mane harron luksin, i rikthehet fushave me baltë në Afrikë

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 16.06.2022, 07:48

Sadio Mane njihet nga të gjithë si lojtar që bën jetë të thjeshtë, pavarësisht se është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Ylli i Liverpoolit dhe disa nga ish-futbollistët e Senegalit kanë përfituar nga maratona e prezantimit të Kupës së Afrikës në Bambali, i cili është vendlindja e sulmuesit të Liverpoolit për të organizuar një ndeshje mes tyre në një fushë e cila u mbulua nga balta.

30-vjeçari së bashku me legjendat e tjera të pranishme si rasti i ish-sulmuesit Diuf u panë si kurrë më parë në një ndeshje që dhuroi spektakël në sytë e të pranishmëve të zonës. Pamjet e takimit u bënë virale në rrjetet sociale si një shembull sesi vendi nga vjen dhe ato çfarë ke kaluar nuk duhet të harrohen nga suksesi i momentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit