Murtezani: Skender Rexhepi nuk është rrëmbyer, le të del publikisht dhe të tregoj përse u largua nga Alternativa

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.06.2022, 20:35

Partia “Alternativa” nga dje funksionon me një deputet më pak.

Kjo për arsye se tashmë ish-deputeti i kësaj partie, Skender Rexhepi njoftoi se do të veproj si deputet i pavarur.

“Skender Rexhepi kohë më parë nuk ishte paraqitur në organet dhe mbledhjet e partisë. Për ne si parti ky nuk është një moment i ri. Veprimet e tij personale janë për të ardhur keq. Kjo nuk ndryshon qëndrimet e deputetëve të Alternativës apo qeverisë për të pësuar një goditje të re në uljen e mazhorancës. Është vendim personal”, thotë anëtari i Alternativës, Orhan Murtezani, për largimin e deputetit Skender Rexhepi nga radhët e kësaj partie.

Ai ka shtuar se nuk i di qëllimet e Rexhepit, por ka sqaruar se nuk do të ketë ndryshim në mazhorancën qeveritare.

“Ne nuk kemi negociuar për anëtarësim në Qeveri në bazë të numrit të deputetëve, por për përpjekjet tona për përballimin e krizave. Ne punojmë çdo ditë me ministrat tanë për të plotësuar pikat e duhura”, tha Murtezani në emisionin Top Tema.

Murtezani thotë se të gjitha hapat dhe vendimet në parti bëhen përmes organeve partiake.

“Të gjithë ata që morën pjesë në debat do të respektojnë vendimet e partisë. Lideri, Afrim Gashi nuk do të ketë takim me kryeministrin e as që ka ndonjë njoftim për një gjë të tillë. Nuk e di ku është Rexhepi. Nuk mendoj se ky është një rrëmbim. Ju gazetarët keni mënyra për të gjetur zyrtarë. Megjithatë, ai duhet të dalë në publik dhe të shpjegojë pse e mori këtë vendim. Shumica parlamentare në numër do të jetë e njëjtë”, thekson deputeti i Alternativës për faktin se Rexhepi nuk është shfaqur publikisht as për t’iu përgjigjur pyetjeve se pse u largua nga mazhoranca.

Rexhepi përmes një letre dje e ka njoftuar kryeparlamentarin Talat Xhaferi se në të ardhmen do të jetë deputet i pavarur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit