Bastisja e “Grupit të Kumanovës” në Idrizovë, Tupançevski: Askush nuk do të kursehet!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.06.2022, 15:43

Askush nuk do të kursehet nga përgjegjësia pas aksionit të zbatuar të koordinuar në shumë institucione në burgun e Idrizovës, ku janë bastisur 25 qeli dhe janë gjetur celularë, thika dhe drogë, kumtoi sot ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski.

Ai së bashku me drejtorin e Drejtorisë për kryerjen e sanksioneve, Marjan Spasovski informuan për aksionin i cili është zbatuar dje në ora gjashtë të mëngjesit nga ana e katër institucioneve, ndërsa gjatë bastisjeve është gjetur një shumë e madhe e parave në valuta të ndryshme, 50 celularë, galanteri kompjuterike, 37 thika dhe shumë gjëra të tjera të mprehta, drogë në gjendje pluhuri, të lëngshme dhe tableta dhe gjëra të tjera.

Ministri informoi edhe për raportin e Komitetit për parandalim për mbrojtje nga tortura, pranë Këshillit të Evropës përfaqësues të së cilit para dhjetë ditëve gjatë vizitës në vendin tonë konstatuan se nuk janë aq të mira kushtet në burgjet në shtet.

Vërejtja, shtoi ai, është pranuar sepse në mënyrë shumë eksplicite është transmetuar edhe Ministria e Drejtësisë së bashku me institucionet tjera të cilat janë kompetente për implementimin e këtij sugjerimi, tani më fillojmë t’i largojmë mangësitë të cilat paraqesin mosrespektim të ndonjë dispozite nga rregullat pozitive ligjore.

Drejtori Spasovski theksoi se është bërë bastisje joselektuese në shumë reparte në 25 hapësira të burgut dhe se ende ekzistojnë indikacione se ka celularë.

“Ne rregullisht, në nivel të rregullt bëhen bastisje të disa qelive, megjithatë bëhet fjalë për një burg shumë të madh dhe nuk është e mundur në një aksion të përfshihen të gjitha qelitë”, theksoi Spasovski.

Sqaroi se bastisja ishte me urdhër të prokurorit dhe është dedikuar për hyrje në 25 qeli dhe persona saktë të targetuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit