Donaruma ka humbur qetësinë, debat edhe me gazetaren pas ndeshjes

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 15.06.2022, 13:34

Donaruma po kalon një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, pasi gafat nuk po i ndahen nga ndeshja në ndeshje. Pak ditë më parë, u publikua një video ku ai debatonte me një tifoz. Ndërkaq, pas humbjes me Gjermaninë, ai është përfshirë edhe në një polemikë me gazetaren e “Rai” që po intervistonte portierin pas disfatës 5-2.

Në fillim Donaruma kërkoi falje duke pranuar se ekipit i kishte munguar gjithçka, ndërsa pranoi edhe se kishte gabuar te goli i fundit i Gjermanisë. Por më pas gazetarja e thumboi rreth faktit që gabimet po përsëriten. “Nuk është hera e parë që të ndodh një gjë e tillë”, tha ajo.

“Kur më ka ndodhur?”, ishte përgjigja e menjëhershme e Donarumës. “Kur ndodhi? Me Real Madridin, me faullin? Ne rregull. Nëse duam të bëjmë polemika rreth këtyre gjërave le të bëjmë polemika.

Unë bëj diskutime skuadre sot, kemi bërë të gjithë gabime, nuk ka një fajtor të vetëm, shohim njëri-tjetrin në sy dhe analizojmë. Pastaj nëse ti dëshiron të ma vësh fajin mua për gabimin, ma jep, nuk ka problem. Jam kapiteni, marr përsipër gabimin, përgjegjësitë. Ec përpara me kokën lart siç kam bërë gjithmonë”, tha Donaruma.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit